Pėrgjaket Champions League, ISIS vrau 12 tifozė tė Real Madrid para penalltive (Foto)

Fitorja e Champions League ėshtė ‘shpėrfytyruar’ nga lajme jo tė mira qė vijnė nga Iraku.

Nga raportimet, mėsohet se 12 persona janė vrarė teksa shihnin finalen e Champions. Viktimat ishin tė moshės nga 18 deri nė 30-vjeē, me shtetėsi irakiene.

Ngjarja ndodhi disa ēaste para gjuajtjes sė penalltive, nė njė lokal nė Baakouba, 60 km nė veri tė Bagdatit, ku mblidheshin fansat e Realit.

“Daliy Star” shkruan se katėr persona tė armatosur hynė nė lokal dhe filluan tė qėllonin duke lėnė 12 viktima, e mė pas u larguan. Raportohet se edhe tetė persona mbetėn tė plagosur rėndė.

Sipas autoriteteve irakiane, pėrgjegjės pėr sulmin ėshtė ISIS.

Kujtojmė se nė 13 Maj, 16 tifozė tė Real Madrid mbetėn nė vrarė nga njė sulm i ngjashėm terrorist nė Samarra, Irak.

Pak pas fitores sė djeshme, presidenti i madrilenėve, Florentino Perez, ia dedikoi fitoren 16 personave qė humbėn jetėn dy javė mė parė.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.