Masakra horror në Rusi! Terroristët donin ta vrisnin Putinin

Shpërthimi në metron ruse vrau dhjetë persona, dhe plagosi 47 të tjerw, në mesin e viktimave edhe fëmijë.

Ekspertët besojnë se objektivi ishte presidenti rus, i cili ishte në Shën Petersburg, dhe se, me sa duket, jo shumë larg nga stacioni i metros.

Gazeta serbe Kurir shkruan se në kohën e sulmit në qytetin e dytë më të madh në Rusi kishte arritur edhe presidenti Vladimir Putin, përcjellë gazetametro.net.

Kjo gazetë duke cituar ekspertë të fushës së terrorizmit, shkruan se objektivi i vërtetë i sulmit ishte presidenti rus. /gazetametro.net
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.