Revista prestigjioze e shpall të vdekur Turqinë moderne

Revista prestigjioze \"Foreign Policy\" i ka kushtuar një artikull qendror Turqisë, pas referendumit të zhvilluar në këtë vend të dielën, për ndryshime kushtetuese.
Ndryshimeve kushtetuese - që do t\'i rrisin kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan - i kanë thënë \'Po\" 51.35 për qind e turqve, ndërsa \"Jo\" kanë thënë 48.65 për qind, përcjell Gazeta Express.

\"Foreign Policy\" i ka dhënë një goditje të fuqishme Erdoganit, duke e titulluar artikullin për zhvillimet e fundit në Turqi: \"RIP Turkey, 1921-2017\".

\"Recep Tayyip Erdogan jo vetëm që ka fituar në referendumin e tij kushtetues - ai përjetësisht e ka mbyllur një kapitull të historisë moderne të vendit të tij\", ka shkruar revista e njohur në nëntitullin e shkrimit.

Erdogan nga Perëndimi kohëve të fundit është kritikuar vazhdimisht se po e çon Turqinë drejt diktaturës dhe po bëhet një sulltan modern. 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.