Nga kolera në Jemen vdesin 681 persona

Të paktën 681 persona kanë vdekur në Jemen për shkak të epidemisë së kolerës, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).Organizata ka paralajmëruar se epidemia ende nuk ka arritur kulmin, transmeton KosovaPress.

Të dhënat e grumbulluara nga OBSH i takojnë periudhës 27 prill deri 4 qershor, dhe ato njëherësh tregojnë për rritje të rasteve të vdekjes për madje 50 për qind nga hera e fundit kur ishin mbledhur të dhënat, transmeton Reuters.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.