9 vendet ku mund të “blesh” një pasaportë

Krahas shpenzimeve të luksit, si jahtet, avionët privatë, etj., të pasurit po priren gjithmonë e më shumë të shpenzojnë për pasur një nënshtetësi të dytë apo të tretë.
Shumë shtete kanë filluar të ofrojnë programe të ndryshme për “shitjen” e nënshtetësisë, e cila ofrohet kryesisht për njerëzit që investojnë shuma të caktuara në biznese vendase, pasuri të patundëshme, etj, shkruan Tch.

Nënshtetësia e dytë nuk është thjesht një pasaportë për njerëzit e biznesit, sepse ajo të mundëson lehtësi lëvizjeje në më shumë vende, si dhe të jep mundësinë të zgjedhësh të bëhesh rezident i shtetit që ofron një sistem taksimi më të ulët.

9 shtetet e mëposhtëmve ofrojnë një nënshtetësinë e tyre nëpërmjet programit “Citizenship by Investment” (CIP), ku më e lira rezulton të jetë Tajlanda.

Tajlanda - $15.000

Letonia - $73.000

Saint Lucia - $100.000

Dominika - $100.000

Malta - $170.000

Grenada - $200.000

St. Kitts and Nevis - $250.000

Antigua dhe Barbuda - $250.000

Greqia - $280.000

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.