Teknikisht, ky është shteti më i pasur në botë

Revista Global Finance kreu një studim në fillim të këtij viti që maste GDP-në (produktin e brendshëm bruto) të të gjithë vendeve të botës. Katari u rendit si më i pasuri – një vend që e ka zënë rregullisht gjatë viteve të fundit. Studimi më i fundit tregon se GDP për frymë është 129 726 dollarë. Kjo shifër del nëpërmjet paritetit të fuqisë blerëse, që merr parasysh koston e jetesës dhe normën e inflacionit në një vend.

E vërtetë, Katari është shumë i vogël në krahasim me disa shtete të tjerë në vendet e sipërme të renditjes, gjë që e bën qasjen e matjes për frymë pak shtrembëruese. Por nuk ka asnjë dyshim se ekonomia e Katarit po lulëzon. Katari është vendi prodhues më i madh i gazit të lëngët natyror, dhe eksporton sasi shumë të madhe nafte brut. Kështu që, ka një vend të rëndësishëm në lojën e parasë.

Megjithatë, migrantët që nuk kanë marrë nënshtetësinë nuk llogariten si pjesë e popullsisë kur matet GDP, dhe popullsia e migrantëve është shumë e madhe. /bota.al

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.