SHBA i kërkon Vuçiqit të mos i japë status diplomatik bazës ruse në Nish

Mediet serbe, duke u thirrur në burime diplomatike, kanë raportuar se zëvendëspresidenti Pence i ka kërkuar Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, që të mos i jepet status diplomatik bazës ruse në Nish, e cila operon si qendër humanitare.
“Është e rëndësishme që ndikimi i Rusisë në këtë pjesë të Ballkanit të mos zgjerohet dhe të kuptohet pse SHBA-të janë të shqetësuara, ka thënë zëvendës presidenti amerikan Mike Pence në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Uashington”, kanë raportuar mediat serbe.

Gazeta serbe “Blic”, po ashtu, ka shkruar se takimi Vuçiq-Pence ka kaluar “me më pak dramë” sesa që ishte rasti me administratën e mëhershme, është diskutuar për ndikimin rus në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor. /Express/

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.