Pas ruses vdes një tjetër person në plazhet shqiptare

Vetëm disa orë nga ngjarja e rëndë ku një turiste ruse u mbyt në Ksamil, një tjetër viktimë është shënuar këtë pasdite në një plazh në zonën e Kavajës.

Një shtetas sllovak është mbytur në det. Nuk dihet ende nëse viktima është e seksit femër apo mashkull. Trupi i viktimës është gjetur nga një pushues, i cili ishte me motor uji ne det.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak :

- Beres S.,66 vjeç.

Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar.

Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.  

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.