Kosova nė 16 foto, pa paragjykime!

Kompania sociale argėtuese “BuzzFeed.com”, e cila ka njė audiencė prej mė shumė se 200 milionė vetash nė mbarė botėn, ka edituar nė ueb-faqen e saj zyrtare gjashtėmbėdhjetė foto nga Kosova, si dėshmi qė shteti mė i ri evropian nuk ėshtė ashtu siē e mendojnė shumė tė huaj.

Edhe pse titulli “16 fotot qė dėshmojnė se Kosova ėshtė vetėm njė vend tjetėr i shkatėrruar nga lufta”, edhe pse legjendat nė krye tė secilės foto kanė si pėrshkrim “opinionin e gabuar pėr Kosovėn”, fotot tregojnė se Kosova duhet parė pa paragjykime, se ėshtė e bukur dhe ia vlen tė vizitohet.

BuzzFeed, shkruan se fotot dhe teksti nuk janė vėrtetuar dhe as redaktuar, por janė edituar nga “rilindI”, i regjistruar si anėtar nė kėtė komunitet social. Por nė kėtė rast, fotot janė origjinale. Ndėrsa pėrshkrimi i fotove ėshtė bėrė sipas “paragjykimeve” tė atyre qė nuk e njohin Kosovėn.

Prandaj, kur t’i lexoni ato, legjendat, mendojeni tė kundėrtėn, nėse doni tė dini tė vėrtetėn pėr Kosovėn.

1 Prishtina, kryeqyteti, ėshtė vetėm njė grumbull ndėrtesash tė rrėnuara



 
2. Toleranca fetare ėshtė aq e keqe sa qė xhamitė dhe kishat ndajnė tė njėjtin oborr



 
3. Pamja e fshatit ėshtė aq e keqe sa qė mund t’ju zė gjumi duke vozitur



 
4. Ju do tė kishit dėshirė tė vizitonit Alpet Zvicerane, sepse nuk ka male nė Kosovė



 
5. …dhe nuk ka vend ku mund tė shkoni tė skijoni



 
6. Adrenalinėn lėreni nė shtėpi, harrojini aventurat



 
7. Si mysafir do t’ju duhet tė flini nė shtėpi tė fėlliqur



 
8. …dhe kur tė zgjoheni do tė shihni kėtė pamje



 
9. Fėmijėt tuaj do tė luajnė gjithė ditėn me telefona mobilė, pasi nuk kanė ku tė luajnė



 
10. Do tė vdisni nga uria, pasi pėrzgjedhja ėshtė shumė e kufizuar



 
11. Njerėzit kėtu nuk e kanė idenė se ēfarė janė kinematė



 
12. Kosovarėt vetėm mund tė ėndėrrojnė qė traditat e tyre kulturore tė paraqiten nė National Geographic



 
13. Nė Kosovė nuk ka qytete tė vjetra me vlerė pėr t’i vizituar



 
14. … ose ndonjė trashėgimi kulturore tė mbrojtur nga UNESCO



 
15. …apo kulla guri tė Shekullit tė XVIII



 
16. Dhe tė mos harroj, nuk ka jetė nate, sepse 60% e popullsisė ėshtė nėn moshėn 30 vjeēe.

 

(lajmi.net)

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.