Rrėfimi i vėrtetė rreth fshatit amerikan tė tė mallkuarve

Dadllitaun quhet "fshati i tė mallkuarve" dhe ėshtė njėri ndėr "qytetet fantazma" mė tė njohur nė Amerikė

Dadllitaun ėshtė njė "qytet-fantazmė", i lokalizuar nė Konektikatin veriperėndimor, nė kuadėr tė qytetit Kornuall. Shumė ngjarje tė pashpjegueshme, zhdukje misterioze dhe pamje tė fantazmave janė raportuar nė kėtė qytet tė vogėl. Sipas legjendės lokale, themeluesit e Dadllitaunit ishin pasardhės tė Edmund Dudley-it, njė fisniku anglez, tė cilit i ishte prerė koka pėr tradhti, gjatė sundimit tė mbretit Henry VII. Qė nga ai moment, familja Dudley ishte mallkuar, mallkim i cili i ndoqi ata edhe pėrtej Atlantikut, nė Amerikė. Emri Dadllitaun nuk dihet kur iu dha njė pjese tė Kornuallit, ku jetonin disa pjesėtarė tė kėsaj familjeje.

Mallkimi Rrėfimi rreth mallkimit i ka rrėnjėt te legjenda, e cila thotė se, pėr shkak tė mallkimit tė familjes sė tyre, njėri nga vėllezėrit Dudley u ēmend. Nga ngjarjet e tjera tė ēuditshme, rrufeja kishte vrarė njė grua nga kjo familje, derisa ishte nė shtėpinė e saj. Edhe disa banorė tė tjerė tė Dadllitaunit thuhet tė jenė ēmendur, derisa dy gra, zonja Greeley, e njohur mė mirė me emrin Mary Cheney dhe Harriet Clarke, thuhet ta kenė varė veten nė Dadllitaun nė vitin 1872, ku njėra prej tyre kishte raportuar se kishte parė djaj para se tė vdiste. Pas Luftės civile, Dadllitaun ngadalė u bė qytet-fantazmė. Banorėt ishin larguar nė kėrkim tė vendeve mė tė mira, ku kishin qasje ndaj mė shumė gjėrave.

Por, John Brophy kishte vendosur qė, bashkė me familje, tė qėndronte aty edhe pasi qė tė gjithė tė tjerėt ishin larguar. Ky veprim u tregua tė ishte gabim fatal pėr tė. Pėr vetėm pak muaj, tėrė jeta e Brophy-t ndryshoi. Gruaja e tij vdiq dhe, menjėherė pas funeralit, dy fėmijėt e tij u zhdukėn nė mal. Nuk dihet sesi shtėpia e tij mori flakėn dhe, nė fund, u zhduk edhe vet Brophy. Pas vdekjes sė banorit tė fundit, Dr. Clarke bleu njė copė tė madhe tė tokės nė atė zonė dhe, zyrtarisht, u bė pronar i Dadllitaunit. Legjenda thotė se ai e kishte lėnė gruan e tij tė qėndronte aty pėr disa ditė, por kur ishte kthyer e kishte gjetur atė tėrėsisht tė ēmendur. Pasi qė ankohej se kishte parė krijesa tė ēuditshme nė mal, ajo e vrau veten nė shtėpinė e saj.


Mallkimi vazhdon?! Pas disa vitesh, ai u martua sėrish dhe ndėrtoi njė shtėpi tė re pėr nusen e tij. Bashkė me njė grup shokėsh tė tij, ēifti formoi Asociacionin "Dark Entry Forest Association". Meqė nė tėrė vendin ishin duke u shkatėrruar pyjet, ata shpresonin qė kėtė ta pengonin nė vendin e tyre. Clarke dhe gruaja e tij e dytė vdiqėn gjatė viteve 1940, por pasardhėsit e tyre vazhdojnė qė tė jetojnė aty afėr. Tani, "Dark Entry Forest Association" ėshtė nė pronėsi tė tokės dhe hyrja mė nuk lejohet aty. Ekziston njė vėrejtje e vendosur nga policia e Konektikatit, ku thuhet: Ata qė shkojnė, apo tentojnė qė tė shkojnė nė Dadllitaun, do tė arrestohen pėr kalim tė palejueshėm dhe/ose pėr parking. Dėnimi fillon nga 75 dollarė pėr person dhe ka tendencė qė tė rritet.

 (Kosova Sot)

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.