5 vendet më të mira për t’u vizituar në Itali

Ja disa nga 5 vendet më të preferuara italiane nga turistët.

Roma
Në kryeqyteti italian mund të eksploroni Forumin antik romak dhe të ecni mbi gjurmët e Perandorit Çezar, të shikoni Vatikanin, të shprehni një dëshirë në Shatërvanin Trevi. Roma është një ndalesë e padiskutueshme në udhëtimin tuaj të Italisë.

Firence

Vendlindja e Rilindjes dhe shtëpia e Davidit, Firence është ndalesa e dytë që ju rekomandojmë në Itali. Për adhuruesit e artit dhe ushqimit, Firence është vendi ideal! Provoni akulloren! Shijon si në asnjë vend tjetër të botës! Një tjetër bonus: Firence ndodhet pikërisht në Toskanë, rajoni kryesor i verës në Itali.

Venecia
Qyteti i të dashuruarve, Venecia është një vend i përsosur për çifte dhe familjarë. Shëtisni në Sheshin San Marko dhe luani me pëllumbat, shëtisni nëpër rrugica dhe bëni një xhiro me gondola përmes kanaleve. Venecia mund të jetë një qytet i shtrenjtë, por çdo qindarkë e shpenzuar këtu ia vlen të harxhohet!

Cinque Terre
Pesë qytete që ndodhen në shkëmbinj me pamje nga deti, Cinque Terra janë thjeshtësisht marramendëse. Kaloni ditën duke ecur në rrugën prej 12 kilometrash që lidh çdo qytet, eksploroni rrugicat dhe ndaloni në kafenetë e vogla. Shijoni korijet e ullinjve në kodra dhe relaksohuni me një gotë freskuese me Limoncello.

Sicilia
Sicilia mund të jetë e famshme për mafien e shumëpërfolur, por në të vërtetë ofron më shumë se aq. Sicilia ka një histori të gjatë sundimesh të huaja dhe si rezultat ka shumë kultura eklektike të përziera së bashku. Çdo qytet i vogël duket sikur ka kulturën e vet. Ejani dhe eksploroni fshatrat dhe qytetet e mirëruajtura! Do t’i shijoni pa masë.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.