Kulla e Eifel-it në një fshat të Kosovës, hit në gjithë rajonin (Foto)

Kopja e Kullës së Eifel'it është në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit në Kosovë, ka marrë vëmendjen e gjithë rajonit, pasi për të është bërë një shkrim nga ajencia e lajmeve Anadolu. Versioni i vogël i ndriçuar është i vendosur në brigjet e liqenit artificial të restorantit “Anija”. .

Puna ka filluar nga Bekim Bislimi, dhe më pas u pasua nga djali i tij 22 vjeçarë Blerimi, i cili tha se i tërë biznesi filloi me modesti dhe me jo aq shumë ambicie, përcjellë gazetametro.net.



Familja Bislimi punonin me mbjelljen e pemishteve, por për shkak të tokës së lagësht kanë vendosur që të bëjnë një liqe të vogël artificial, si dhe ideja tjetër ishte që të ndërtohej një anije e cila do të shërbente si restorant.

Blerim Bislimi thotë se projekti në fillim ishte menduar vetëm si anije në formë të anijeve të vjetra të piratëve.

“Anija është ndërtuar mbi shtylla të betonit nën ujë dhe pastaj formën e jashtme e ka të dizajnuar shumë mirë. Projekti është zgjeruar gradualisht, tavolinat janë vendosur jashtë dhe është një bar i ndërtuar në formë të pianos. Gjithashtu kemi edhe këndin e fëmijëve si dhe në kopsht të vogël me shpendët ekzotikë. Kulla e Eifel'it është 33 metra e lartë . Sipas, Blerim Bislimit, kulla simbolizon dashurinë dhe romancën.



“Ne u përpoqëm që ta bëjmë kullën një imitim të plotë me ndriçim e të gjitha të tjerat. Pak kemi pasur probleme me shkallët, dhe për këtë arsye kemi vendosur që vizitorët të hyjnë vetëm në katin e parë” thotë Blerimi./gazetametro.net

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.