Serbia në alarm pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës

Serbia është alarmuar pas vendimit të qeverisë së Kosovës që gjitha pronat e patundshme  të Kosovës të regjistruara në emër të ish Jugosllavisë, Serbisë dhe Krahinës Autonome të Kosovës, të transferohen në emër të Republikës së Kosovës, transmeton gazetametro.net.

Pas këtij vendimi që Republika e Kosovës të bëhet si si pronare legjitime e këtyre pronave, i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric sot i ka thirrur përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.

Djuric sot në orën 12 në ndërtesën e qeverisë së Serbisë do të takohet me anëtarët serb të qeverisë së Kosovës, kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Pas takimit është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp. 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.