Zhduket pa gjurmë i riu nga Kosova me një shoqe të tij

Berisha 17 vjeçar ka ikur deri tash disa herë nga shtëpia e prindërve. Ndërsa vajza që ka ikur me të ka pasur probleme në familje, dhe kjo besohet të jetë arsyeja e ikjes së saj
Dy tinejxherë, një shqiptar 17 vjeçar me qëndrim në Gjermani i quajtur Ajet Berisha dhe shoqja e tij gjermane, 16 vjeçe janë zhdukur prej tri ditësh, pra nga 6 prilli, shkruan augsburgerallgemeine.de. Ata, të enjten që shkoi janë larguar në drejtim të panjohur me çantat e tyre të shpinës dhe me një qen, transmeton albinfo.ch. Berisha ka ikur deri tash disa herë nga shtëpia e prindërve dhe për këtë arsye është i njohur nga policia.

Vajza që ka ikur me të ka pasur probleme në familje, siç bën të ditur policia, dhe kjo besohet të jetë arsyeja e ikjes së saj.

Policia e Augsburgut lut qytetarët për bashkëpunim lidhur me rastin.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.