Sërish Daut Haradinaj: Nëse s’lirohet Ramushi, serbëve si ’98-‘99

Deputeti i AAK’së Daut Haradinaj, e ka ritheksuar sot në Kuvendin e Kosovës se nëse Ramushi ekstradohet në Serbi, atëherë nuk do të ketë stabilitet dhe me serbët do të veprohet si gjatë viteve ’98-’99.

Ai ka thënë të i jet keqinterpretuar deklarata, pasi nuk ka thënë se do të ketë spastrim etnik, por do të veprohet me Serbinë sikurse është vepruar në fund të viteve 90’të, përcjellë gazetametro.net.

“Unë kam folur dhe e përsëris. Duhet të ketë kujdes se nuk luhet me kombin tonë. Nuk ka provokim më të rëndë se sa përmes një njeriu me e destabilizu vendin”.

“Këtë duhet ta dijnë edhe ndërkombëtarët, të cilët po e mbajnë Ramushin me qëllim”.

“Ata udheheqës në Beograd duhet ta dijnë që nuk lëshojmë pe. Do t’ua kthejmë si në ’98-’99”.

Ndërsa, duke folur për deklaratën e disa ditëve më parë e cila nxiti reagime, jo vetëm në Serbi, por edhe te faktori ndërkombëtar, Haradinaj tha se ajo i është keqinterpretuar.

“Ata që më kanë keqinterpretuar deklaraten, po ua them se nuk kam thënë që duhet të ketë spastrim etnik”, ka thënë Haradinaj. 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.