Befason Jeta Xharra, e kritikoi kur kaloi në PDK, heshti kur e sulmuan Arbanën

Janë me origjinë nga i njejti vend, kanë të njejtin profesion, por edhe ndanin të njejtën pikëpamje. Kritike me pushtetin dhe dukurive negative dhe të ashpra me ata që kishin krijuar një fuqi apsulute duke u thirrur në një të kaluar të lavdishme.Kështu ishin Jeta dhe Arbana Xharra. Por më nuk mendojnë njejtë, kusherirat nga Gjakova, shkruan Magazina.al.

Kjo u pa ditën kur Arbana Xharra zyrtarisht kaloi në PDK. Duke iu referuar një thënie të Arbanës, drejtoresha e BIRN-it, ironizoi me të në facebook. “Po, është koha e fytyrës, e tyrpit… por edhe e dinjitetit dhe parimeve!”, ishte reagimi i Jeta Xharres.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.