Partia e Kusarit s’mund të bëj koalicion, duhet të shkrihet

Subjekti politik Alternativa, të cilin e udhëheqin Mimoza Kusari-lila dhe Ilir Deda, nuk do të mund të bëjnë koalicion parazgjedhor me partitë tjera, pasi që nuk janë të regjistruar ende si parti politike në KQZ, bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”.

Sipas këtyre burimeve, e vetmja mundësi e këtij subjekti politik është që të shkrihen në listat e ndonjë partie politike.

“Alternativa s’mund të bëj koalicion formal, ngase ende s’janë regjistruar si parti politike”, bënë të ditur burimi, duke shtuar se Alternativa nuk ka kohë të regjistrohet si parti politike në KQZ, bazuar në afatin e shkurtër për zgjedhjet e 11 qershorit.

Gazeta “Zëri” i ka kontaktuar drejtuesit e Alternativës, por ata nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje. /Zëri/

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.