Lekaj: Ramushi është kandidat për Kryeministër

Tashmë është zyrtare: Partia Demokratike e Kosovës ka bashkuar forcat me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor para mbylljes së afatit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për deklarimin e koalicioneve.

Arritjen e marrëveshjes PDK-AAK-Nisma e ka konfirmuar për Gazetën Express Pal Lekaj, zyrtar i lartë i AAK’së.

“Koalicioni është arritur, Ramushi është kandidat për kryeministër. Lista do të jetë 50 me 50”, ka thënë ai për Express.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.