Rrenat e Beqirit dhe Hotit për Kandidatin për Kryeministër

Ismet Beqiri: “Mustafën… si kryetar partie është i pari në listë edhe është pretenduesi… për të marrë postin e kryeministrit”.Avdullah Hoti: Unë nuk do të jem kandidat për kryeministër nga LDK.Vlerësimi: Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka demantuar Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Ismet Beqirin. Ai ishte shprehur i bindur se bartës i listës dhe kandidatë i LDK-së për kryeministër do të jetë Isa Mustafa. LDK-ja e ka zyrtarizuar Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka zyrtarizuar sot Avdullah Hotin si kandidat për Kryeministër, duke thënë se ky ka qenë vendimi i përbashkët i tij me nënkryetarët e partisë dhe kryesinë e LDK-së.“Propozimi edhe i tyre edhe i imi është që Avdullah Hoti të jetë kandidat për Kryeministër të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.Kandidimi i Hotit për kryeministër është bërë pas deklarimit të ish-kryeministrit Mustafa se më nuk do të garojë në zgjedhjet e 11 qershorit si kandidat për kryeministër.Edhe vetë Abdullah Hoti kishte shkruar në Facebook se ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër.

Me 10 maj, ditën kur në Kuvend u votua për rrëzimin e Qeverisë, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri kishte deklaruar se LDK-ja nuk e ka asnjë dilemë se kush do të jetë kandidat për kryeministër, pasi që do të jetë Isa Mustafa.“Mustafën na e kem kryetar partie dhe çdo kryetar partie, raste të rralla ndodh e kundërta, normalisht si kryetar partie është i pari në listë edhe është pretenduesi për t’i fituar zgjedhjet dhe është për të marrë postin më të rëndësishëm në vendin tonë, siç është pozita e kryeministrit, kështu që ne se kemi asnjë dilemë për këtë punë”, kishte thënë Beqiri javën e kaluar më 10 maj.Beqiri ka qenë pjesë e takimit të kryesisë së LDK-së në të cilin është vendosur që kandidatë për kryeministër i LDK-së të jetë, Avdullah Hoti.Po atë ditë ish-partneri i LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës e kishte mbështetur mocionin e opozitës për mosbesim ndaj Qeverisë. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.