NDIKIMI RUS NĖ REGJION, RIKTHEHET AMERIKANI HYOT BREAN YEE

Zv.ndihmės Sekretari American i Shteti Hyot Brean Yee do tė zhvillojė njė tjetėr tur takimesh nė vendet e rajonit, pėrfshi edhe Shqipėrinė. Disa javė mė parė ai i dha zgjidhje krizave politike nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni.

Agjenda e zyrtarit tė lartė American ka tė bėjė me zhvillimet nė rajon, veēanėrisht me rrezikun nga ndikimi rus, luftėn kundėr terrorizmit, shtetin ligjor.

Burime diplomatike bėjnė me dije se Hyot Brian Yee do tė jete nė Shqipėri edhe nė kuadėr tė zgjedhjeve parlamentare tė 25 qershorit, ku do tė kryesojė ekipin e vėzhguesve tė Shba, nė pėrbėrje tė tė cilit janė edhe kongresmenė dhe anėtarė tė komitetit tė Helsinkit, shkruan 360grade.al 

Gjatė vizitės nė Tiranė, z. Yee do tė ketė gjithashtu nė vėmendje zbatimin e pikave tė marrėveshjes McAllister plus, veēanėrisht pėrsa i takon reformės nė drejtėsi dhe zbatimit tė saj, ku pėrfshihet edhe Vettingu.

Kujtojmė se vizita e fundit e Yee nė Tiranė ishte nė mesin e muajit maj, ku pas takimeve me krerėt me tė lartė tė politikės nė vend u arrit edhe marrėveshja me opozitėn. Vizita e Yee gjithashtu zhvillohet nė njė kohė kur Kosova do ketė mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe do ketė qeverinė e re.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.