Putin: Askush sdo të mbijëtojë

Asnjë vend në tokë nuk do të mbijetojë nëse shtetet bërthamore më të fuqishme lëshojnë armët atomike kundër njëra-tjetrës, tha Vladimir Putin.
Komentet e tij janë pjesë e nji serie intervistash me regjisorin amerikan Oliver Stone, raporton The Sun'.
“Unë nuk mendoj se dikush ka me i mbijetue nji konflikti të tillë”, u përgjigj Putin në një shfaqje të shkurtë e cila do të jetë pararendëse e një dokumentari të titullueme “Intervistat e Putinit”.


Udhëheqësi rus bëri rrëfimin e pazakonte ndërkohë që globi është në prag të konfliktit të gjithanshëm.


Koreja e Veriut dhe udhëheqësi i saj Kim Jong-un po ndërtojnë armët e tyre bërthamore në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare dhe SHBA me Rusinë mbështesin palë të kundërta në konfliktin e Sirisë.


Marrëdhaniet midis Rusisë dhe SHBA've janë në nivelin ma të ulët që nga Lufta e Ftoftë, por Putin duket se nuk është shumë shpresëdhënëse për përmirësimin e situatës.


“Ka gjithmonë shpresë. Derisa me qenë gati me na çue në varreza dhe të na varrosin, “shtoi Putin tue kesh.
 

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.