Haradinaj: S’ka improvizime, Qeverinė e formojmė ne

Kandidati pėr kryeministėr tė Kosovės nga koalicioni i Partisė Demokratike tė Kosovės, Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe partisė Nisma, Ramush Haradinaj, thotė se nuk do tė lejohen improvizime dhe se Qeverinė do ta formojė koalicioni qė i ka fituar zgjedhjet.


Ai beson se Qeveria e re do tė formohet njė javė pas certifikimit tė rezultateve dhe beson se ka njė traditė tė bashkėpunimit me Lidhjen Demokratike tė Kosovės e cila mund tė vazhdojė edhe nė qeverisjen e ardhshme.

“Tash jemi nė pritje tė rezultatit final, por afėrsisht dihet numri i deputetėve tė koalicionit tonė. Kushtetuta jonė parasheh edhe rolin e komuniteteve e tė gjithėve nė Qeveri. Po ashtu do tė diskutojmė, do tė konsultojmė edhe organizime politike ose parti politike shqiptare pėr ndėrtimin e Qeverisė”, ka thėnė Haradinaj gjatė njė interviste pėr REL.

Ndėrkaq nė pyetjen nėse do tė fillojnė apo kanė filluar diskutimet pėr njė koalicion tė ri, Haradinaj ka thėnė: Tani kuptohet, komunikimi ekziston dhe ėshtė i vazhdueshėm, por ato zyrtaret duhet tė ndodhin kur pėrmbyllet certifikimi i rezultatit dhe pasi tė marrė nominimin zyrtar, por po, jemi nė punė e sipėr kėto ditė.

Sa i pėrket asaj nėse subjektet politike nga koalicioni i LDK-sė me AKR-nė dhe Alternativėn mund tė bėhen pjesė e Qeverisė eventuale Haradinaj ka thėnė se ai ka pasur njė traditė bashkėpunimi mė LDK-nė nga Qeverisja nė tė kaluarėn nė kohėn e koalicionit me presidentin Rugova dhe pėr kėtė nuk sheh probleme.

“Jam i hapur pėr tė biseduar me ta. Pra, ėshtė e mundshme”, ka thėnė Haradinaj.

Nė intervistėn pėr Radio Evropa e Lirė, Haradinaj ka folur edhe pėr mundėsinė e njė marrėveshje e me Vetėvendosjen.


“Njihemi edhe me ta po ashtu. Me siguri do tė komunikoj edhe me ta qė tė shohim si ėshtė perspektiva e punėve nė tė ardhmen. Mirėpo, ju thash qė jemi nė nivel punė qė votuesit kanė vendosur kush ėshtė fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar tė deputetėve, i kemi komunitetet qė nė bazė tė Kushtetutės e kanė rolin e vet kushtetues edhe nė Qeveri edhe nė Parlament, do tė diskutojmė edhe nė organizimin e politikės shqiptare, por s’dua ta precizoj si do tė rrjedhė”.

“Unė kam diēka konkrete, por nuk e kam ende pėr ta lajmėruar pėr opinion. Por, ajo qė mund t’i siguroj qytetarėt e vendit ėshtė se nė njė afat tė shkurtėr kohor pas nominimit zyrtar, pas certifikimit tė rezultateve, mendoj nė mė pak se njė javė, do tė formojmė qeverinė e vendit”.

Haradinaj ka komentuar edhe deklarimet e ish-kryetarit tė Lėvizjes Vetėvendosje, se ai do tė jetė mandatar pėr formimin e Qeverisė sė ardhshme.

“Nuk e marrė nė shqyrtim atė qė ai e thotė. Proceset janė tė qarta. Dihet se si rrjedh procedura. Ne e kemi bėrė njė pėrvojė nga e kaluara. Pra, nuk kemi mundėsi qė tė krijojmė improvizime qė bllokojnė e as improvizime qė e vonojnė Kosovėn. Nuk do tė bėjmė mė improvizime, jemi serioz nė punė. Pra, mandatin qė na ėshtė dhėnė nga qytetari, do ta zbatojmė”.

“Nuk do t’i humbim kohė vendit. Pra, nė afatin mė tė shkurtėr kohor do tė veprojmė me Qeverinė. Njė javė nga certifikimi, por certifikimin final e bėn KQZ-ja. Nė momentin kur ata kryejnė punė, ne brenda javės do tė jemi tė gatshėm”, ka thėnė Haradinaj.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.