QKUK: Nje tjeter grua tentoi të bëjë vetëvrasje, kjo është gjendja e saj

E plotesuar:

 

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka konfirmuar se një grua ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i Kirurgjisë Plastike, raporton Gazeta Shneta.

 

 “Një paciente qe po trajtohej ne Kliniken e Kirurgjisë Plastike ka tentuar te beje vetëvrasje dhe fatmirësisht e njëjta ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar ne  Kliniken Emergjente. Ajo po trajtohej pas djegies, përderisa nga konsultimet mjekësore vërehen edhe çrregullime te tjera”, ka deklaruar për Gazeta Shneta zëdhënësi i SHSKUK-së, Shpend Fazliu.

 

Ai ka shtuar se ky rast dhe ai i djeshmi ku një grua ndërroi jetë pasi u hodh nga ndërtesa e Kirurgjisë, janë duke u hetuar nga ekipet e policisë dhe organet tjera kompetente.

Një tjetër rast i hedhjes nga ndërtesa e klinikës së Kirurgjisë në QKUK ka ndodhur sot.

Sipas informacioneve të para, gruaja është hedhur nga kati i gjashtë në Kirurgjin Plastike në QKUK, raporton Gazeta Shneta. Nje rast i ngjashem, ne po te njejten hapesire ndodhi edhe dje.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.