Ja sa qytetarë të Kosovës janë mbytur këtë vit në bregdetin shqiptar

Janë të paktën pesë shtetas të Republikës së Kosovës që gjatë kësaj sezone verore kanë gjetur vdekjen në bregdetin shqiptar.
Rasti i parë i vdekjes u regjistrua me 20 qershor, kur në një plazh të Shengjinit, shtetasja R.K, 69-vjeç banuese në Pejë, duke u larë në det gjeti vdekjen.

Rasti i dytë u regjistruar nëntë ditë më vonë (29 qershor) ku shtetasja V.P., 44-vjeç banuese në Prishtinë, pasi është futur në det, në plazhin Kune, kishte humbur ndjenjat dhe gjatë transportimit për në spital ndërroi jetë, transmeton IO.

Rasti i tretë i vdekjes ka ndodhur në Velipojë ku shtetasi M.K., 72-vjeç u mbyt në det duke u larë. Ky rast u regjistrua me 2 korrik tek autoritetet e shtetit shqiptar.

Me 13 korrik rreth orës 19:00 përsëri në plazhin Velipojës humbi jetën kosovari B.P., 63-vjeç. Por nga veprimet e kryera nga autoritete e shtetit kjo vdekje u regjistrua si natyrale.

Dhe rasti i fundit i vdekjes së kosovarit në bregdetin shqiptar u regjistrua me 14 korrik në Durrës. Rr.R., 62-vjeç sipas policisë duke u larë në det është mbytur.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.