Dy të vrarëve në Pejë, në 2006 ju vranë dy vllezër tjerë

Mbrëmë në fshatin Krushec të Pejës, janë gjetur të vrarë dy vëllezër.

Siç raporton Klan Kosova ata i përkasin familjes Berisha nga fshati Kosuriq i kësaj komune.

Ndërsa tashmë janë bërë të ditur edhe emrat e të vrarëve ata janë Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha,.

Klan Kosova mëson se dy vëllezërit e vrarë që janë gjetur mbrëmë dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.

Ndonëse akoma e pakonfirmuar, dyshohet se këto dy vrasje të rënda kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën.

Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë nëse të dyshuarit e vrasjes të vitit 2006 janë kapur nga Policia.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.