Aksident me fatalitet në lagjen Mati I në Prishtinë

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në lagjen Mati I në Prishtinë. Dyshohet se një person është i vdekur.

Dëshmitarët kanë thënë për Express se një grua ka vdekur ndërkaq dyshohet se është goditur nga autobusi.

Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes. Express ka provuar të marrë detaje rreth rastit por kontakti me Policinë  e Kosovës ka qenë i pamundur.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.