MBPZHR dhe TK mbėshtesin platformėn ‘Bujku’ - njė mundėsi mė shumė pėr fermerėt pėr qasje nė treg

Ministria e Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural ka nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimi me Telekomin e Kosovės, me qėllim tė realizimit tė platformės teknologjike “Bujku”.
 
Me kėtė marrėveshje bashkėpunimi tė dyja institucionet do tė japin mbėshtetjen e tyre nė zhvillimin e mėtejmė tė kėtij aplikacioni, i cili do tė ju sigurojė fermerėve anė e mbanė vendit qė tė qasen nė informata tė ndryshme pėr sektorin e bujqėsisė, qoftė pėr aplikimet pėr grante, rezultatet, por mė e rėndėsishmja qasjen nė treg, pėrmes gjetjes sė blerėsve dhe shitėsve.

Mė rastin e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje, ministri i Bujqėsisė, Pylltarisė dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha se njė aplikacion i tillė ėshtė i domosdoshėm pėr fermerėt dhe sipas tij ai do tė ndikojė nė zhvillimin e bujqėsisė dhe avancimin e njohurive tė fermerėve dhe njė menaxhim mė tė mirė tė fermės.
 
“Platforma Bujku do tė zhvillohet nė vazhdimėsi, duke u pasuruar me informata pėr shpalljet e ministrisė pėr pėrkrahje pėrmes subvencioneve dhe granteve, si dhe aty do tė ketė edhe kėshilla tė ndryshme bujqėsore pėr sektorin e bujqėsisė. E kjo platformė do tė ketė mbėshtetjen institucionale tė dy partnerėve Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Valės”, tha ministri Krasniqi.

“Platforma e quajtur Bujku do tė ketė njė karakter institucional nga PTK-ja dhe Ministria. Ne do ta ndihmojmė kėtė projekt duke dhėnė informata pėr shpallje subvencione e kėshilla tė ndryshme”, ka thėnė ministri Krasniqi.
 
Ndėrkaq, drejtori i Telekomit tė Kosovės, Agron Mustafa, ka treguar se kanė ofruar gjithė infrastrukturėn e kėsaj ndėrmarrje nė kuadėr tė aplikacionit qė ka pėr qėllim nė lehtėsimin e bujqėsisė nė mbledhjen e informatave.

Ai tha se marrėveshja ėshtė njė kurorėzim institucional i njė iniciative tė nisur mė herėt. Mustafa njoftoi se aplikacioni pėr njė kohė do tė jetė falas pėr fermerėt.
 
‘Bujku’ ėshtė e qasshme qysh tani nė sistemin android, ndėrkaq ėshtė duke u zhvilluar edhe pėr sistemin iOS.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.