Lotët e gazetarëve kosovarë bënë jehonë në mediet ndërkombëtare (Foto)

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA ka ngjallur emocion të madh tek të gjithë kosovarët.
Por emocion më të madh kanë përjetuar gazetarët tonë të cilit kanë qenë prezent gjatë marrjes së këtij vendimi, transmeton Indeksonline.


Këtë lajm e kanë publikuar të gjitha mediet ndërkombëtare duke shfaqur fotografitë e gazetarëve kosovarë të cilët janë përlotur nga ky emocion.


Në fotografi shihen gazetari dhe fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka, redaktori i sportit në KTV, Arlind Grantolli dhe redaktori i sportit në RTV21, Agim Binaku.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.