Pas Milot Rashicës, Altin Lala e dërgon edhe një shqiptar tek Vitesse

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Altin Lala, ia ka mundësuar provat në skuadrën e Vitesses, talentin të Partizanit të Tiranës dhe Kombëtares U-21, Mario Dajsani.

Ai po testohet te skuadra e Vitesses tash e disa ditë, njofton Supersport.

Kujtojmë se Lala ia ka mundësuar kalimin në Holandë edhe mesfushorit kosovar të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica i cili u transferua në Holandë nga FC Vushtrria.

Mbetet të shihet nëse Dajsinani do t’i bind drejtuesit e Vitesses ashtu sikurse Rashica i cili po shkëlqen në këtë ekip./gazetametro.net

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.