Faji nuk është i gjyqtarëve!

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta insiston se është e pakuptimtë për të fajësuar gjyqtarët për humbjen 2 me 0 ndaj Malagas.

Skuadra e Barcelonës dështoi të fitonte dhe ta bënte më interesante La Ligan, duke e ditur barazimin e Real Madridit.

Edhe pse kishte shumë momente të kontestueshme gjatë ndeshjes së mbrëmshme, Iniesta mendon se faji mbetet tek ekipi dhe jo gjyqtarët.

“Ky ishte një turp i vërtet. Ne kemi humbur një mundësi të mirë për të venë vetën në pozicion të favorshëm për ta fituar La Liga. Shpresojë se ne do të rikthehemi, por liga është e vështirë. Unë nuk dua të flas për gjyqtarët e ndeshjes. Nuk është e lehtë për të marrë vendime në fushë”, ka thënë Iniesta./IndeksOnline/

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.