Fakte tejet interesante, që ndoshta nuk i dinit për futbollin

1. Futbolli si lojë e ka origjinën në Kinë rreth vitit 476 Para Erës Sonë.

2. Turneu më i madh i futbollit, është organizuar në vitin 1999 në Bankok të Tajlandës. Në të morën pjesë plot 5.098 ekipe, me mbi 35 mijë lojtarë pjesëmarrës.

3. Numri maksimal i golave të shënuar nga një lojtar, në një ndeshje të vetme futbolli është 16. Ato u shënuan nga Stefan Stenis (Francë) gjatë Racing Club de Lens në dhjetor 1942.

4. Në bazë të provave filmike, një nga golat më të shpejtë në historinë e futbollit është ai i Rikardo Olivieras (Uruguaj) në dhjetor 1998, në vetëm 2.8 sekonda sapo kishte filluar loja.

5. Lojë e parë e basketbollit, u luajt me një top futbolli.

6. Klubi i parë i futbollit në botë është klubi anglez Shefild Junajted. Ai u themelua në vitin 1857 nga koloneli Nataniel Kresuik dhe majori Uilliam Prist, dy oficerë të ushtrisë britanike.

7. Ndeshja e futbollit me rezultatin më të thellë është 149-0. Stade Olympique de L’emyrne, një ekip afrikan nga Madagaskari i shënoi të gjithë golat në portën e vet. Ata e bënë këtë veprim, si formë e proteste për një vendim të padrejtë nga ana e arbitrit gjatë një ndeshjeje të mëparshme.

8. Lojtari i parë i me ngjyrë në botën e futbollit ishte Artur Uarton në vitet ‘800.

9. Në vitin 1964, thirrja e gjyqtarit gjatë një ndeshje futbolli në Peru, shkaktoi një trazirë që vrau mbi 300 njerëz.

10. Skuadra ASEC Abidjan nga Bregu i Fildishtë, ishte e pamposhtur për 108 ndeshje rresht ndërmjet viteve 1989-1994.

11. Në mbarë botën, ekzistojnë 27 klube profesioniste të futbollit që kanë marrë titullin e një kënge të Beatles si pseudonimin e tyre – psh. Vilareali në Spanjë mban nofkën Nëndetësja e Verdhë.

12. Astronauti Neil Armstrong fillimisht donte që të merrte me vete gjatë misionit në Hënë një top futbolli, por NASA e pengoi pasi e cilësoi atë si një simbol joamerikan.

13. Topi i përdorur në futbollin profesionist ka mbetur saktësisht me të njëjtën madhësi dhe formë për 120 vjet me rradhë, me një perimetër prej 28 inç.

14. Më shumë se 80 përqind e topave të futbollit të gjithë botës, prodhohen në Pakistan.

15. Transmetimi i parë televiziv i një ndeshje futbolli ndodhi në vitin 1937. Ishte një ndeshje stërvitore e ekipit të Arsenalit, në stadiumin e vjetër Hajbëri.

16. Një total prej 20 kartonësh të kuq u nxorrën nga gjyqtari, gjatë një ndeshjeje të luajtur mes Sportivo Ameliano dhe General Caballero në Paraguaj.

17. Në vitin 1978, ish-trajneri legjendar i Mançester Junajted, Sër Aleks Ferguson u shkarkua nga detyra, për shkak se shau një grua.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.