“XHAKA, TRANSFERIMI MË I KEQ I GJITHA KOHËRAVE PËR ARSENALIN”

Granit Xhaka është vënë në qendër të kritikave në Angli.

Paraqitja tejet e dobët ndaj Crystal Palace të hënën ka bërë që mesfushori nga Kosova të kritikohet ashpër.

Pas Harry Redknap, ka qenë një ish-futbollist irlandez që e ka kryqëzuar Xhakën për paraqitjen e dobët.

Anthony Cascarino, ish anëtar i disa skuadrave angleze si Aston Villa e Chelsea por që ka bërë karrierë edhe me Celtic e Marseille ka kritikuar ashpër Xhakën.

54-vjeçari ka shkuar aq larg sa ka thënë se Xhaka është transferimi më i keq i të gjitha kohërave për Arsenalin.

“Arsenali ka shpenzuar mbi 90 milionë funte në verë dhe asnjëri nga blerjet nuk ka bindur”.

“Lucas Perez është një lojtar i mirë por ai nuk ka pasur fatin të luaj shumë dhe kjo e ka penalizuar”.

“Granit Xhaka ka qenë blerja më e keqe e sezonit dhe jo vetëm, pasi dyshoj se ai është blerja më e keqe në histori të klubit. Xhaka ka qenë shumë i dobët”, ka deklaruar Cascarino për TalkSport, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë që Xhaka u bashkua me Arsenalin në verë nga skuadra gjermane Borussia Moenchegladbach.

‘Topçinjtë’, paguan 45 milionë euro për transferimin e Xhakës në Londër.

24-vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar tre herë të tjera.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.