Anderlecht e tronditë në fund Manchester Unitedin

Manchester Unitedi ka barazuar 1:1 me Anderlechtin në ndeshjen e parë çerekfinale në Eruopa League
Manchester Unitedi i Jose Mourinhos ishte afër të merrte një fitore të rëndësishme në udhëtim te Anderlechti, ndeshje në të cilën ishin duke triumfuar me rezultat 0:1 deri në minutën e 86’të.

Por, pesë minuta para fundit vendasit shënuan për 1:1 përmes Leander Dendoncker, që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, derisa golin për mysafirët e shënoi Henrik Mkhitaryan.

Kështu, tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” kualifikohen edhe me rezultatin 0:0.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.