Unitedi edhe matematikisht jashtë Championsit

Tottenhami e ka mposhtur 2:1 Manchester Unitedin
Tottenhami ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 Manchester Unitedin, shkruan Gazeta Express.

Victor Wanyama (6’) dhe Harry Kane (48’) shënuan për Tottenhamin, derisa për “Djajtë e Kuq” realizoi Wayne Rooney (71’).

Pas kësaj humbje, Unitedi edhe matematikisht ka mbetur jashtë garës së Ligës së Kampionëve dhe synimi i tyre tani do të jetë Europa League.

Nëse United fiton Europa Leagun, ku në finale do të përballet me Ajaxin, atëherë do të shkojë direkt në Ligën e Kampionëve.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.