Lajm i madh nga Trepça ’89, arrihet marrëveshja me donatorët e huaj (Foto)

Skuadra e Trepça ’89 ka dhënë një nga lajmet më të mira për tifozët e saj. Ekipi mitrovicas edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me donatorët e huaj “Mr Ly”, shkruan IndeksOnline.

Dje, pronarët e fondacionit për investime nga Luksemburgu, Zvicra, Dubai dhe New York vizituan klubin e Trepçës 89, kështu ata sot arritën marrëveshjen.

“Duke iu falënderuar angazhimit të vëllezërve Zeka, arrihet marrëveshja me fondacionin “Mr Ly” ku do të jetë si donator në Trepça ‘89”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Me këtë marrëveshje klubi që ka siguruar titullin e Super Ligës së Kosovës, nuk do të jetë si aucajder në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.