Juventusi arrin marrëveshje me lojtarin e Arsenalit

Juventusi ka arritur marrëveshje me Wojciech Szczesny.

Szcnesny i ka thënë Arsenalit që dëshiron të transferohet në ‘Juventus Stadium’ për tu bërë portieri i dytë pas Gianluigi Buffonit.

Ai ishte i huazuar tek Roma për dy vite dhe nuk dëshiron të kthehet në Angli.

Ndërsa Buffon ka paralajmëruar që me shumë mundësi do të tërhiqet nga futbolli pas Kupës së Botës që do të mbahet vitin tjetër në Rusi.

Szczesny mund të luaj në ndeshjet e Kupës së Italisë me Juventusin.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.