Çfarë lufte: United ia morri Lukakun, Chelsea të hakmerret me Moratan

Manchester United e befasi botën e futbollit duke nënshkruar me Romelu Luakun, kur të gjithë mendonin se ai do të shkonte te Chelsea.

Por, kampionët e Premier League nuk do të rrinë duarkryq dhe janë futur furishëm në garë për Alvaro Moratan,kalimi i të cili për te Manchester United konsiderohej punë e kryer.

E përditshmja spanjolle As, shkruan se Chelsea tashmë ka ofruar 80 milion euro për sulmuesin spanjoll.

Edhe me të lehtë këtë transferim thuhet se mund ta bëjnë raportet e mira ndërmjet drejtuesve të Real Madridit me ata të Chelseat.

Raportohet se Morata së shpejti mund të nënshkruajë kontratë 5 vjecare me klubin nga Londra. 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.