Milan ska të ndalur, kjo është dhurata e re për tifozët (FOTO)

Milan është i interesuar për transferimin e një top sulmuesi për sezonin e ri.

Milan është i vendosur ta transferojë një sulmues gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Gianluca di Marzio” ka njoftuar se “Rossonerët” kanë tre emra, njërin prej të cilëve dëshirojnë ta sjellin në San Siro.

Andrea Belotti, Nikola Kalinic dhe Pierre Emerick Aubameyang janë treshja e kërkuar nga Milan, përcjell “lajmi.net”.

Belotti ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Torino për sezonin e ri. Kalinic po ashtu është në kërkim të largimit nga Fiorentina.

Kurse, Aubameyang ka pranuar se dëshiron ta provojë veten në një ligë tjetër jashtë Bundesligës. /Lajmi.net/

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.