Morata nuk është blerë 80 milionë euro (Foto)

65 milionë euro, kaq ka paguar Chelsea për Alvaro Moratan.
Alvaro Morata nuk është transferuar nga Real Madridi te Chelsea për 80 milionë euro, ashtu siç raportonin mediat spanjolle.

Këtë e kanë demantuar ato angleze, sipas të cilave, sulmuesi spanjoll i ka kushtuar “Bluve të Londrës” 65 milionë euro, plus 13 të tjera varësisht prej paraqitjeve dhe arritjeve në “Stamford Bridge”.

Analistët në Spanjë kanë filluar të kritikojnë Zinedine Zidanen dhe Florentino Perezin, për faktin se Los Blancos kanë larguar nga skuadra një lojtar që premton gola.

Ai luajti më pak se Karim Benzema, por shënoi më shumë gol duke përfunduar sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë i klubit, pas Cristiano Ronaldos.

Pikërisht për këtë, në Spanjë shitjen e tij po e konsiderojnë si një gabim, ashtu siç ka ndodhur shumë herë më parë me vendimet e marra nga Reali.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.