Milano ia bën bajat Bayernit (Video)

Milan ka shënuar fitore mbresëlënëse në kuadër të “International Cup Asia”.

Kuqezinjtë kanë triumfuar kundër skuadrës bavareze të Bayern Munichut me rezultat 4-0.

Shtatë herë kampioni evropian në pjesën e parë i realizoi te tri golat e fitores.

Franck Kessie ka realizuar golin e parë në fanellën e Milanit në minutë e 14 të takimit.

Golin e dytë e shënoi Patrick Cutrone në të 25 minutë. Ky i fundit e shënoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë dy minuta para fundit të pjesës së parë. Theksojmë se në të dyja rastet e para asistoi Michel Rodriguez.

Por, kur u mendua se në këtë takim do të ketë edhe më tepër gola, doli të jetë e kundërta.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, rrjetat e ekipeve respektive heshtën deri në minutën e 85, kur Hakan Calhanoglu shënoi golin e katërt dhe vulosi fitoren e Milanit me rezultat 4-0.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.