Ermali largon këngëtaren nga emisioni:Ishte e pamundur të...

Mungesa e këngëtares së emisionit “Xing me Ermalin\", Fifit, ka tërhequr vëmendjen në publik, ndërsa në media u përfol edhe largimi i saj nga puna.

Por, përpos aludimeve dhe thashethemeve në lidhje me këtë, moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi ka rrëfyer të vërtetën, duke shpjeguar kështu edhe motivet e largimit të Fifit.

Në një prononcim për “Xing.al”, Ermali tregon se, “Fifi është një artiste shumë e talentuar. Si pasojë ajo ka shumë aktivitete dhe  aktivitet e saj na e bënin ndonjëherë të vështirë realizimin në kohë të emisionit, duke e bërë të pamundur.Ne mbetemi miq dhe i urojmë suksese”, shprehet Ermal Mamaqi.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.