Dënohen me burg sulmuesit e Ledri Vulës

Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot Krenar Çoçajn e Gazmend MIrenën për sulmin ndaj Ledri Vulës. Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.
1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro.

Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove.

Vendimi për Çoçajn e Mirenën u vonua për rreth një orë pasi gjyqtarët ishin në takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi.

Dje u dha fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor në të cilin prokuroria kërkoi dënim, e mbrojtja lirim të të akuzuarve, shkruan Kallxo.com, përcjellë gazetametro.net.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.