Xhesika pranon lidhjen, publikon foto me Brunon (Foto)

Këto ditë u raportua se aktorja e serialit 'O sa mirë', Arta Nitaj ka filluar një lidhje të re me këngëtarin Bruno.

Veprimi i fundit i Artës që në serial e njohim si Xhesika, ka konfirmuar lidhjen e saj me Bruonon, shkruan lajmi.net.

Në rrjetin social Instagam, ajo ka publikuar një foto me Brunon duke lënë të nënkuptohet se ka konfirmuar lidhjen e tyre.

Kohë më parë, Arta ishte përfolur për një lidhje me djalin e presidentit Thaçi, Endritin, por duket se romanca e tyre zgjati shkurt.

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.