Duda Balje shfaqet nga pushimet në Turqi, më atraktive se kurrë (Foto)

Deputetja e grupit 6+, Duda Balje është njëra ndër deputet më joshëse të Kuvendit.


Pasi ka siguruar me sukses votat për të qenë pjesëmarrëse edhe në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit, Balje duket se po e shijon më së miri verën së bashku me familjen.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se pushimet ka vendosur t'i kalojë në Turqi.

Në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Duda ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet mjaft atraktive pranë bregdetit turk.

“E bukura Turqi”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Përkundër faktit që është nënë e tre fëmijëve, ajo di të ruajë mjaft mirë linjat dhe shfaqet gjithnjë në top formë. /Telegrafi/

 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.