Një shishe verë në ditë është më e shëndetshme sesa të mos pini fare

Sasia e lejuar apo e rekomanduar e konsumimit të alkoolit mund të jetë rreth një apo dy gota në ditë, por një shkencëtarë i fushës së alkoolit ka zbuluar se një shishe verë në ditë mund të mos shkaktojë dëme në shëndetin tuaj.

Ish- eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësise, Dr Kari Poikolainen, ka analizuar hulumtime të dekadave të tëra rreth efekteve të alkoolit në trupin e njeriut.

Konkludimi i tij – konsumimi i alkoolit është i dëmshëm vetëm kur pini më shumë se 13 njësi në ditë – kjo do të thotë katër deri në pesë gota birrë apo më shumë se një shishe verë – e cila zakonisht përmban rreth 10 njësi.

Ai gjithashtu beson se nëse konsumoni më shumë sesa që është sasia e rekomandueshme e ditëve të sotme, mund të jetë gjë më e shëndetshme sesa të jeni antialkoolist.

Pra, shumica e dëshmive tregojnë se konsumimi modest i alkoolit është më i shëndetshëm sesa abstenimi, ndërsa konsumimi i tepërt i alkoolit është më i dëmshëm sesa abstenimi.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.