Paçarizi: Jo përmendore për komunistët, por për njerëzit e kulturës e shkencës

Njoftimi për ngritjen e shtatores së ish ish-liderit komunist Fadil Hoxha, nuk është pritur mirë nga shumë qytetarë kosovarë.

Ata kanë reaguar në froma të ndryshme mos pëlqimin ndaj këtij vendimi, së fundi edhe profesori i Fakultetit Filologjik Rraham Paçarizi ka reguar duke thënë ndër të tjerash se më mirë do të ishte sikur t’u ngriteshin permendore Ali Podrimjes e Besim Bokshit, sesa Fadil Hoxhës.

Ja shkrimi i tij i plotë:

“PËRMENDORET

Rikthimi i komunizmit jugosllav permes permendoresh nuk besoj se i duhet Gjakoves. Historia eshte e ngadalshme dhe s’ka nevoje per hapa te ngutshem politikanesh qe veprimet e tyre i kalkulojne sipas interesave zgjedhore. Gjakova ka edhe buste e permendore mercenaresh komuniste si Asim Vokshi e Xhemal Kada, te cilet shiku nga perspektiva e sotme mund te krahasohen me mercenaret shqiptare te ISIS-it.
Gjakova do te mund te krenohej me shume sikur t’u ngriteshin permendore Ali Podrimjes e Besim Bokshit, figura te kultures shqiptare me permasa nderkombetare.
Gjakova duhet te lirohet nga e kaluara komuniste. Qindra te vrare e te rrembyer e zhdukur nga Serbia e pashkeputur nga komunizmi jane argument i mjaftueshem, besoj. Pastaj, historia e Gjakoves nuk eshte vec histori e Gjakoves, perderisa ajo eshte pjese e Kosoves.
Lerini ne mekatet e meritat e tyre figurat kontraverse te komunizmit jugosllav – s’e kemi per ngut historine. Kthehuni kah figurat e kultures e shkences, Gjakova ka dhene shume te tille.”

Ndërtimin e kësaj shtatoreje e ka premtuar kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoz Kusari-Lila e cila javën e kaluar  ka nënshkruar shpalljen e konkursit për vendosjen e kësaj shtatoreje. /gazetametro.net

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që skanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.