Poezi te pavdekshme nga Jusuf Gervalla.

DO TĖ KTHEHEM NĖNĖ

Sa fort mė mundon
Vetmia, o nanė
E votėr braktisa njė ditė
N’vendlindje ishte vjeshtė
Tani vonė
Tė presin tė korrat e brengat

N’mendime mė ke tretur
Tani, o nanė
Pėr birin qė tė la nė vetmi
Shikim imi kah dera, kah dera mė pėrgjon
Trokitje tė lehta dėshiron.

Ktheu shpejt mė ke pas thėnė
Se brengat mė kanė molisur
Tė presin sokėt nė varr nėn bli
Porositė e babit tėnd

Kaluan pranvera dhe vjeshta o nanė
Qė kur tė ndjell veē njė kthim
Nėse vetė nuk do tė mundem
Do i them birit tim
Nė vendlindje tė shtrojė ēdo gėzim

Tė lutem jeto me shpresa o nanė
Se njė ditė dikush do tė trokllojė
Nė atė votėr ku sė pari zėri im jehoi
Andej nipat do tė ngrej shtėpinė.

 

TASH PO NISEMI

Tash po nisemi nė mundshim tė heshtim pak
E tė flemė. Po jemi lodhur. Kėmbėt tė ėnjtura
Nėn tryezė. Koka qė rėndon. Aspirinė?
Tash po nisemi? U bė vonė. Edhe ylli i fundit
Ra pėrmbi tryezė.

Jemi bėrė si planeti qė kėrkon ta pranojnė
Si palaēo tė punojė
Nė cirkun e verdhė.

Unė hėnė e zbehtė ai diell i zjarrtė
-qė tė dy prej letrės sė verdhė-
Qė me nesėr na pret takim’ i ri, bisedat pėr shėndetin
Dashurinė, poezinė.
E mbaruam bisedėn mbi sėmundjen e poetit shėndetlig
-tė ngrihemi, u bė vonė nė kėtė tavernė
Vetėm tym duhani e fjalė qė shkėlqejnė
Prej fjalėsh tė pathėna
Dhe prej mėlēisė sė zezė.

Shtrati i madh nėn njė ēati diku do tė ftohet
Nė pritjen e vet
Rrugicat e pėrgjumura ritmin e mugėn dritareve
Tė fikura derdhin kot
Si njė pikė nė det
Jemi si yje
Nė qiell.
Tash po nisemi nė mundshim tė heshtim pak
Dashuria s’ėshtė ilaē as helm.
Me kokėn time e krijoj
Me duart e mia dhe eci nėpėr planet.
Natėn e mirė:
Mua mė duhet tė shkoj atje prej nga mund t’ju gjej.
 

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s’kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.