Zëri i femrës e bën të punojë më shpejt zemrën e mashkullit

Gjykuar sipas hulumtimit më të ri, ajo që gruan e bënë atraktive nuk është vetëm dukja e saj fizike. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se për mashkullin është shumë me rëndësi zëri i tyre.

Një kohë të gjatë është konsideruar se për meshkuj femrat janë vetëm qenie vizuale, por hulumtimet më të reja, që janë publikuar në revistën “Physiology & Behavior”, tregojnë se ndikimi i zërit të femrës në gjininë mashkullore është aq i fortë saqë shkakton rrëqethje të lëkurës dhe të rrahura të forta të zemrës, transmeton gazetametro.net.

Shkencëtarët amerikan gjithashtu kanë konstatuar se tërheqja e zërit të femrës varet prej asaj se në cilën fazë të ciklit mujor gjendet gruaja.

Ku është në të vërtet esenca? Ndryshimet hormonale gjatë ovulimit ndikojnë në laringun e gruas, zëri i së cilës është më i ulët dhe më i thellë, duke shkaktuar në mënyrë të pavetëdijshme reagimin pozitiv të meshkujve dhe femrave.

Pas vetëm pesë sekonda të dëgjimit të zërit të gruas kur është në ditët më pjellore të ciklit menstrual të gruas, aktiviteti elektrik në lëkurën e mashkullit është rritur për 20 për qind, ndërsa ritmi i zemrës është shpejtuar për 5 për qind.

Aftësia që të kuptojë se kur është gruaja më pjellore i ofron mashkullit në kuptimin evolutiv përparësi në çështjen e selektimit reproduktiv./

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.