Ju që keni bërë plane për vikend, kështu do të jenë temperaturat

Sipas parashikimit të Instituti Hidrometeorologjik, gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vapë, pasdite vende-vende me kushte për zhvillim të vranësirave dhe shkarkime rrufesh.
Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.