Si me e pastru ekranin e pajisjes tuaj “Touch Screen”?

Pas çdo manovrimi me pajisjen tuaj celularë shenjat e gishtave mbesin aty. Pastroni rregullisht ekranin e pajisjes tuaj duke ndjekur disa hapa atë thjeshtë

 

Zgjidhni një leckë mikrofibër. Kjo është ideale për pastrimin e ekranit, disa pajisje e kanë një leckë të tillë të përfshirë ose ju mund të huazoni atë të syzeve të diellit. Kostoja e leckave të tilla ndryshon. Lecka të rekomanduara nga kompanitë për produktet e tyre mund të jenë dukshëm më të shtrenjta për shkak të rekomandimit. Shikoni rreth e rrotull për lecka të tilla, apo zëvendësim të tyre me një leckë që gjithmonë është mirkofibër

 

 

Fikeni pajisjen para se të filloni të pastroni atë. Kjo është zakonisht mënyrë më e lehtë për ta parë se a duhet pastruar ende kur pajisja është e fikur

 

Pastroni një herë ekranin me leckë në qarqet e vogla. Kjo do të largoj shumicën e papërsosmërive të thjeshta

 

Vetëm në qoftë se me të vërtetë është e nevojshme ju duhet të përdorni ndonjë pastrues të lëngshëm. Nëse në ketë rast ekrani i pajisjes tuaj kërkon trajtim më të thellë atëherë ju mund të përdorni ujë të distiluar, ose pastrues të destinuar posaçërisht për pastrimin e ekranit të pajisjes tuaj

 

Pastroni përsëri me një leckë mikrofibër. Mos vëni presione ekran kur e pastroni, thjesht merrni leckën dhe pastroni mirë duke u kujdesur edhe për skajet e pajisjes tuaj

 

Lani leckën mikrofibër. Për të larë leckën thith atë në ujë të ngrohtë dhe sapun. Uji i ngrohtë shërben për të hapur fibrat dhe lirimin e papastërtisë që mund të ketë mbledhur. Pas pastrimit lëreni leckë të thahet jashtë në ajër të thatë.

Ndalohen komentet që përmbajnë gjuhë denigruese dhe fjalë ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me artikullin. Reporteri.net mban të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.